Basha: 50 milionë euro subvencionim për infrastrukturën në bujqësi

Premte, 15 November 2019 12:14

Gjatë takimit me fermerët e Urës Vajgurore, kryetari i PD, Lulzim Basha premtoi se do jenë 50 milionë euro në dispozicion për mbështetje infrastrukturore të bujqësisë.

“Do të vendoset subvencion fiks për çdo tonelatë, perime, bulmet, mish dhe do të paguhet drejtpërdrejt tek fermeri. Në qoftë se dorëzon dhe çeritifikohet prodhimi që ke bërë çdo vit, merr subvencion.

Mbështetja e fermerit me para do të ketë një funksion që të gjitha kostot shtesë që ju paguani, baza, plastmasi, fertizilatorët, energjia elektrike, do t’i zerojmë. Me këtë subvencion, edhe domatja, edhe mandarina e kilja e mishit do të arrijë në tregun e brendshëm e pakonkurrueshme, që të lani detyrimet, kreditë dhe fajdet, madje të filloni dhe sezonin tjetër, të keni mjaftueshëm para për të kompensuar me të ardhura personale familjet tuaja.

Subvencioni do të ketë qëllim të zerojë koston shtesë.

Sot kemi shfrytëzim të fermerëve shqiptarë për të pasuruar një grusht grosistësh dhe kjo do të marrë fund. Keni zotimin tim këtu.

Së treti, në paketën për arsimin profesional do të ketë një zë të veçantë për të financuar me bursë shtesë bijtë dhe bijat tuaja, agronomi, zooteknike, agrobiznesi, degë që jo thjesht do të nxjerrim studentë me një diplomë, por kuadro të aftë për të mbështetur përpunimin, bashkërendimin midis bujqësisë dhe sektorëve të tjerëve dhe të mos shqetësoheni se me çfarë lekësh do t’i çoni fëmijët në shkollë.

Nuk ka falas, falas është gënjeshtër, por ju jap fjalën që në atë zë që kemi për bujqësinë, do të ndihmohet.

Të gjitha problemet që kanë lindur si rezultat i sjelljes monopoliste, që ju ndalojnë të hyni në qytete, do të marrin fund.

Kush deri më sot ka shirë e ka grirë me djersën tuaj duke ndërtuar monopole të tilla, ta dëgjojë mirë: fermeri shqiptar nën qeverisjen time nuk do të ketë asnjë pengesë për ta çuar prodhimin në treg e të marrë fitimin,” tha Basha.

Modifikuar më Premte, 15 November 2019 12:18
Login to post comments