Ajo që mund të shikohet nga jashtë si përplasje institucionale mes Presidentit të Republikës dhe mazhorancës, në fakt po tregohet gjithjë e më shumë si një përplasje e dy filozofive krejtësisht të kundërta.
Presidenti i Republikës, ‘i armatosur’ me të vërtetën, me parimet themelore të mbrojtjes të shtetit të së drejtës, në betejën e tij për të mos e dorëzuar shtetin në dorë të kriminelëve, që me makinacione mafioze kërkojnë ta kapin atë.
Presidenti Ilir Meta foli për mbrojtjen e Kushtetutës, për sovranitetin, për stabilitetin e vendit, për makinacionet që sekti i Rilindjes përgatit për ta kapur sistemin e drejtësisë.
Dhe përballë këtij modeli prej burrështetasi kemi një tjetër, atë të kreut të mazhorancës, kreut të sektit të Rilindjes, atë të kapobandës mafioze.
Ky njeri që e konsideron shtetin si pronë private, institucionet ia kanë lënë me tapi këtij dhe bandës së rilindjes, dhe përveç drogës dhe vjedhjeve me partneritet me krimin e organizuar, ndonjë zgjidhje tjetër shqiptarët nuk do të kenë.
Rama është bërë simbol i kriminalitetit, i drogës, i kapjes së shtetit, i hajdutërisë në nivele ekstreme, i vjedhjes së parave të shqiptarëve e deri të mafia e pronave që e ka futur vendin në një qorrsokak që një Zot e di si do i vejë halli.
Ndaj shqiptarët janë shumë të qartë në të gjithë këtë histori, përballë nuk kanë thjesht dy individë por dy rrugë: Atë të një burrështetasi të madh dhe shtetari serioz, dhe atë të ushtarit të krimit dhe të drogës.