Ja se si PD e kallëzoi Ardian Dvoranin dy vite më parë, për çfarë e akuzonte

Saturday, 16 November 2019 10:13

Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, që Presidenti Ilir Meta e cilësoi si “mafioz dhe ushtar të verbër të partisë”, PD e ka kallëzuar në prokurori 2 vjet më parë. Sipas PD, Ardian Dvoranin dhe skema e kryeministrit Rama kishte për qëllim kapjen e këtij institucioni, KED-së.

Në kallëzimin e PD thuhet: “Përcaktimi i ri kushtetues i shtrinë efektet për gjyqtarët që nuk e kanë përfunduar mandatin e tyre, apo që e kanë fituar atë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe se rregulli i ri nuk mund të ketë efekt prapaveprues për rastin e gjyqtarëve që i ka përfunduar mandati prej kohësh dhe qëndronin në detyrë në kundërshtim me Kushtetutën. Situata kushtetuese e gjyqtarit Ardian Dvorani nuk rregullohet nga pika 5 e nenit 136 të Kushtetutës, por nga pika 4 e nenit 179 të Kushtetutës, ku specifikohet se: “Anëtarët e Gjykatës së Lartë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre sipas mandatit të mëparshëm. Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët, të cilëve u mbaron mandati, emërohen sipas dispozitave të këtij ligji.”. Pra, ushtrimi i detyrës për gjyqtarin Ardian Dvorani duhet të vazhdojë apo jo, sipas madatit të tij të mëparshëm, i cili ka përfunduar më 17 shkurt 2014 dhe që është konfirmuar në këtë rast me vendim të Gjykatës Kushtetutese të Republikës së Shqipërisë. Vijimi i ushtrimit të detyrës pas njohjes së rrethanës për shfuqizimin e parashikimit në ligj që mundësonte qëndrimin në detyrë, në përputhje me ligjin, por në kundërshtim me Kushtetutën, përbën rast të paprecedentë në historinë e Gjykatës së Lartë në Shqipëri.

Në praktikë ky rast ka sjellë një situatë sa antikushtetuese, aq edhe absurde. Duke qenë se Kushtetuta parashikonte një formulë të tillë emërimi që përfshinë dy organe (Presidentin e Republikës dhe Kuvendin e Shqipërisë), emërimet në Gjykatën e Lartë janë të bllokuara që nga data 1 tetor 2013. Edhe pse Presidenti i Republikës ka emëruar deri më tani më shumë se 7 anëtarë të Gjykatës së Lartë (për 3 vende vakante), Kuvendi nuk ka dhënë pëlqimin për asnjërin prej tyre, edhe pse nuk ka ngritur asnjë pretendim për meritën e kandidatëve! Ne kemi të gjitha dyshimet e arsyeshme të bazuara në veprimtarinë parlamentare të Kuvendit, se refuzimi që ky organ i ka bërë 7 Dekreteve të Presidentit të Republikës, kanë si qëllim të vetëm zgjatjen antikushtetuese të mandatit të anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Pra, në vetvete, sjellja e gjyqtarit Dvorani, i cili vijon të ushtrojë detyrën pa mandat, ka krijuar edhe një situatë të paprecedent në Shqipëri (bllokimin për më shumë se 3 vjet të emërimeve në Gjykatën e Lartë), që cenon edhe dispozitat kushtetuetese që rregullojnë procesin e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...