Andi Bejtja: Meta diga e fundit për mbrojtjen e Kushtetutës

Saturday, 16 November 2019 11:08

Në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çani ishin të ftuar këtë të premte Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arjan Çuri dhe Armand Shkullaku.

“Gjykata Kushtetuese/ A po bën Rama numrat për shkarkimin e Metës?”, ka qenë pyetja e shtruar sot në emision.

“Meta është diga e fundit për mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës. Kjo situatë në një lloj diktature, vë në provë dhe çdo njeri, vë në provë dhe prokurorin, dhe mua, dhe ty”, tha Bejtja.

“Jam dakort me Bejtjen. Ilir Meta ka ngelur i vetmi institucion që në të gjitha rastet që ka ndërhyrë, ka folur në emër të ligjit dhe institucionit. Unë mendoj që Rama po i bën numrat jo thjeshtë për shkarkimin e Ramës”, tha Shkullaku.

“Viktimizimi i Metës do ishte karta politike më e madhe që do luante… Të bësh një Gjykatë Kushtetuese që voton politikisht, kjo është skandaloze. Një gjë e tmerrshme e fundit, të kuptosh që një juriste të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të shkojë e të betohet tek noterja… Noterja tha nuk zëvendësova Presidentin, thjesht dhashë firmën”, tha Fevziu.

“Nuk i ka, por po përpiqet t’i bëjë. Ideja e drejtësisë së pavarur është një mashtrim i madh. Të pretendosh që një gjyqtar nuk ka lidhje politike, është të jesh naiv. Edhe ata gjyqtar që janë futur atje, kanë bindje, majtas ose djathtas. Do përpiqen të dyja palët të kenë një numër plus. Ose Gjykata Kushtetuese do ta intepretojë Kushtetutën me një frymë të majtë apo të djathtë. Rama sot numrat nuk i ka, varet kush merr shumicën. Lufta aty është reale, e madhe dhe finale”, ka thënë Çuri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...