Blofi/ ‘Do të fus plumbin ballit’, çfarë po fsheh Edi Rama?!

Saturday, 16 November 2019 12:51

Disa ditë më parë, Zyra e Antiterrorit, në drejtorinë e policisë në Tiranë, sipas mediave arrestoi të riun, Andrea Kurti, me akuzën se kishte kërcënuar me jetë nëpërmjet mesazheve, vetë kryeministrin Edi Rama.

Por disa ditë pas verifikimeve, (gjithmonë sipas mediave), Kurti u lirua pasi rezultoi se e gjitha ishte një lojë-shaka mes shokësh. Ditën e sotme, Edi Rama, pas votimit për delegatët e kongresit të PS është pyetur edhe për këtë çështje, e cila rezultoi një blof.

Por në vend të një përgjigjeje, kryeministri është shmangur duke thënë, se nuk e shqetëson dhe as i intereson kjo temë.

‘Nuk janë tema që më shqetësojnë, as me interesojnë. Ç’ka më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë të mbyllura, po i kanë të hapura dhe tani është koha të bëhen llogaritë për pasuri të vëna në mënyrë kriminale. Kjo është ajo që më intereson’, tha Rama.

Pikëpyetja që ngrihet pas kësaj përgjigje të kryeministrit është, se përderisa nuk ndihet i shqetësuar për këtë `kërcënim`, kush e denoncoi te antiterrori mesazhin e të riut Kurti, dërguar në WhatsApp-in e Edi Ramës?!

Kujtojmë se policia arrestoi pak ditë më parë, Andrea Kurtin, duke pretenduar se ai i kishte dërguar një mesazhi kërcënuese kreut të  qeverisë ku i shkruante se ‘ do të fus plumbin ballit’. Mediat pranë Ramës (lajm ekskluziv i Top Channel i dalë ditën që shteti dhunoi banorët e unazës së re) u përpoqën që të përhapin me të madhe këtë lajm, por më pas rezultoi se e gjitha ishte një blof dhe Kurti u lirua.

Pas kësaj, burime të policisë thanë për të njëjtat media, se gjitha ishte një shaka!

 Kaq dhe asnjë informacion më shumë. Pavarësisht nga shmangia e Ramës dhe tymnaja e policisë së shtetit, e vërteta e gjithë kësaj historie ngelet  ende mister.

 A ekziston vërtet ky mesazh në telefonin e Edi Ramës apo u shpik për përdorim mediatik duke synuar që të `viktimizonte` kryeministrin e kërcënuar` në këto kohë të trazuara kur ai `i ka hapur` luftë jo vetëm KÇK-së?!

Nëse mesazhi është i vërtetë, atëherë përse u lirua një individ që kërcënon kryeministrin e vendit ‘me plumb ballit` dhe si e vërtetoi policia se ishte një thjesht një shaka të rinjsh?!

Nëse policia vërtet ka vërtetuar se kemi të bëjmë me një lojë naive të rinjsh, atëherë përse Rama bëri sot ‘misteriozin’ dhe `heroin` kur u pyet nga gazetarët duke deklaruar se ‘nuk e shqetësojë’ këto gjëra?!

Rama shtoj gjatë deklarimin edhe fjalën ‘nuk më intereson’, por nëse është kështu përse mesazhin e Kurtit në telefonin e tij ja përcolli antiterrorit?!

Ka shumë pikëpyetje mbi këtë histori, por ajo që mund të thuhet deri më tani është se, e gjitha është një skemë propagandistike për të nxjerrë Edi Ramën si një kryeministër që po lufton i vetëm kundër `armiqve` që nuk duan drejtësinë dhe shtetin ligjor dhe drejt tij për këtë punë vijnë edhe kërcënime `me plumb ballit`.

 Dhe brenda kësaj skeme propagandistike nuk ishte vetëm policia dhe Top Channel me ‘burimet dhe ekskluzivet e tyre, por edhe pyetja e sotme, edhe përgjigjja prej ‘trimi’ e Edi Ramës!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...