FOTO/ Edi Rama bëhet gati të shesë pasaporta shqiptare për 100 mijë dollarë

Saturday, 16 November 2019 14:40

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë para pak ditësh pjesë e një mbrëmjeje në Londër, organizuar me synimin e promovimit të shitjes së atyre që quhen pasaporta të arta.  Krahas kryeministrit të Shën Luçias në Karaibe, atij malazez, një ministri maltez dhe disa ambasadorëve nga Antigua, Barbuda dhe Qipro, Edi Rama ka premtuar 10 vjet pushime. Pra 10 vjet pa taksa në këmbim të blerjes së pasaportave për 100 mijë dollar dhe investimeve.

Ky hap që niset nga premisa e thithjes së investimeve direkte është shoqëruar me kritika. Gazeta britanike ‘The Guardian’ citon zv.presidenten e Komisionit Europian, Vera Jurova të jetë shprehur se shitja e pasaportave është me rrezik dhe sipas saj gjithë ky sistem transaksionesh duhet rinegociuar meqenëse për momentin komisioni nuk ka kompetenca për të ndërhyrë.

Është e qartë pra se nga një pikëpamje Edi Rama po vë në rrezik mbështetjen e BE-së në këmbim të më shumë parave në ekonomi. Ose para që hyjnë në Shqipëri.

Megjithë ndryshimet ligjore që janë bërë Shqipëria ka dështuar në thithjen e investimeve të huaja. Shitja e pasaportave është lëvizja e fundit nga qeveria për ta kompensuar mbylljen e punimeve nga TAP apo ato në kaskadën e Devollit.

Parimisht kjo nismë u thotë të pasurve: Hajdeni dhe bëni çfarë të doni. Ne na duhen paratë.

Mirëpo nuk është vetëm ky problemi. Një tjetër problem është se shqetësimet e BE-së janë reale. Kompania që ka organizuar aktivitetin, Henley & Partners me biletë hyrjeje 1 500 stërlina është raportuar se ka patur jo pak probleme me aktivitetet e saj që konsistojnë në ndërmjetësimin mes qeverive dhe pasanikëve të interesuar.

Më poshtë është një listë e raportimeve për aktiviteteve të kësaj firme, ndërkohë që p.sh Qipro e cila i dha nënshtetësi përmes shitjes një biznesmeni në kërkim nga Malajzia ka premtuar se do ta revokojë atë.

Për 4000 pasaporta të shitura që nga viti 2013 thuhet se Qipro ka mbledhur 6 miliardë euro.

https://www.theguardian.com/world/2018/nov/05/pilatus-bank-malta-europea...

 https://theshiftnews.com/2018/04/05/swiss-connections-pilatus-bank-and-h...

https://www.theguardian.com/world/2018/jun/01/murdered-maltese-reporter-...

https://www.spectator.co.uk/2018/03/revealed-cambridge-analytica-and-the...

https://publications.parliament.uk/pa/cm201719/cmselect/cmcumeds/1791/17...

http://www.sarawakreport.org/2019/11/jho-lows-cypriot-passport-and-grand...

https://www.cbsnews.com/news/60-minutes-citizenship-passport-internation...

https://theshiftnews.com/2017/12/20/henley-and-partners-involved-in-gren...

https://www.dominicavibes.dm/readers-224442/

https://theshiftnews.com/2019/02/05/tough-measures-axed-in-eu-report-on-...

https://www.cbsnews.com/news/60-minutes-citizenship-passport-internation...

https://theshiftnews.com/2018/02/01/henley-and-partners-in-fresh-legal-t...

https://theshiftnews.com/2018/04/05/swiss-connections-pilatus-bank-and-h...

https://www.timesofmalta.com/articles/view/20180524/local/money-used-to-...

https://www.dominicavibes.dm/readers-224442/

http://www.sarawakreport.org/2019/11/jho-lows-cypriot-passport-and-grand...

https://www.straitstimes.com/asia/se-asia/fugitive-malaysian-businessman...

https://swarajyamag.com/insta/cambridge-analyticas-parent-company-linked...

https://en.wikipedia.org/wiki/Paul_Bilzerian

https://www.fastcompany.com/40571052/how-cambridge-analytica-fueled-a-sh...

Edhe Malta që e aplikon këtë skemë përmes koncesionit të dhënë kompanisë në fjalë akuzohet se ka shitur nënshtetësinë pesë njerëzve në kërkim dhe të akuzuar për pastrim parash.

Nuk është e qartë se kush e ka kontaktuar Edi Ramën në këtë ambient dhe çfarë synon ai përmes pranisë së tij aty ndërkohë që Shqipëria nuk ka mekanizmat për të luftuar dukuri të tilla pa folur për faktin se nënshtetësinë e jep Presidenti që aktualisht është në luftë me qeverinë. /Respublica

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...