Manjani: Ja pse duhet penalizuar Ardian Dvorani

Saturday, 16 November 2019 18:16

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë” në News24, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi edhe padinë penale të paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta për kreun e KED-së.

Manjani e konsideroi Ardian Dvoranin një kontribuues në sistemin e drejtësisë, ndërsa theksoi se në ka një gjë për të cilën duhet penalizuar është se po mban detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë prej tre vitesh pa mandat.

“Pra ju më ftoni të komentoj Ilir Metën apo presidentin? Sepse ka një problem shumë të madh, është e vështirë të bëjmë komente ca mendon Meta për Ramën apo Rama për Metën, këto janë muhabete klubi. Unë nuk dua të hy në këtë debat, mirë është të komentojmë mbi atë që bëjnë, jo mbi atë që thonë. Sepse ato që thonë në shumicën e rasteve nuk janë fare ato që bëjnë.

Psh, Presidenti në pikëpamjen time në të gjitha reagimet zyrtare ka qenë korrekt, po nuk ka qenë aq korrekt në reagimet publike. Të bësh batuta të ditësh, të ndërhysh në diskurin politik, nuk janë të natyrës së Presidentit të Republikës, ose unë nuk do të doja të ishte një president që të merret më këto gjëra.” – tha Manjani ndërsa komentoi edhe padinë penale të paralajmëruar nga Presidenti Ilir Meta për kreun e KED-së, Ardian Dvorani.

“Ardian Dvorani përtej diskutimit që bëhet në mjediset politike dhe publike, është një kontribues në sistemin e drejtësisë, mund të mos e pëlqejnë, por është kontribues. Unë nuk mendoj që Ardian Dvorani ka bërë mirë që ka qëndruar në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, të paktën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kur mbaron mandati mbaron mandati. Ky ndejti, me një trik që jo u botua jo s’u botua. Dhe nëse ka një kritik që i duhet bërë Dvorani është kjo.

Edhe te vettingu nuk jam përkrahës i telendisjes në publik, që e ke këtë shpinë apo këtë makinën.. këto janë muhabete të ulëta shqiptare, sepse vettingu duhet të ishte marrë me je etik, s’je etik, ke apo s’ ke integritet. Dhe nëse do të kishte një penalizim për Ardian Dvoranin, ky duhet të ishte. Mban detyrën që nuk e ke. Dhe detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani ka më shumë se tre vite që nuk e ka, i ka mbaruar mandati ky është fakt.” – tha Manjani, ndërsa theksoi se ai vetë nuk do ishte kurrë dakord që KED ka ndjekur me procedurën e plotësimit të vendeve vakante.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...