Meta: Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe Vitore Tushës. S'ka Rilindje që e shpëton Dvoranin

Diel, 17 November 2019 17:22

Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi reagoi ditën e sotme lidhur me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Ai sulmoi vendimin e Presidentit për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtarë e Kushtetueses dhe mbron faktin që gjyqtare duhet të jetë Arta Vorpsi, ndërsa kritikoi edhe për veprimet e ndryshme të Vitore Tushës si n/kryetare e KED-së dhe gjyqtare e Kushtetuteses.

Por sjellja e ish-ministrit socialist ka sjellë edhe reagimin e presidentit Ilir Meta.

 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit e quan skandaloz presionin politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

 

Ndërkohë, Meta lëshon edhe një tjetër paralajmërim: "Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!", shkruan presidenti

"Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!", shkruan presidenti në reagimin e tij. 

Login to post comments