Nesho: Shengeni ballkanik i shërben më shumë interesave të Serbisë

Hënë, 18 November 2019 17:00

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar idenë e “mini-Shengenit Ballkanit”. Në një intervistë për Shekullin, Nesho tha se "duket që kjo iniciativë i shërben më shumë interesave polivalente të Serbisë, që ka shfrytëzuar dëshpërimin e liderëve të tjerë të Ballkanit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të shprehur alternativat e tjera."

Intervista e plotë:

Nesho, si e vlerësoni iniciativën e 3 liderëve të Ballkanit, Rama-Vuçiç-Zaeve për projektin e Mini Shengenit Ballkanik?

Në parim nuk ka asgjë të keqe me proceset integruese të rajoneve gjeografike, kur synimet e aktorëve lokalë tentojnë në integrime më të gjera, siç është projekti i Bashkimit Evropian.

Iniciativa të ngjashme për integrimin e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të shumta duke filluar me Paktin e Stabilitetit, e duke vijuar me projekte ekzistuese si Samiti i Berlinit iniciuar nga kancelarja Merkel, CEFTA, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, etj.

Por kjo iniciativë e re vjen në një moment të veçantë kur Këshilli i Europës ka refuzuar hapjen e negociatave për vendet kandidate si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Iniciativat e drejtuara nga BE, vërtet kanë pasur përparim të ngadalshëm, por kanë pasur vizion të qartë, atë të progresit për integrimin evropian. Shengeni ballkanik duket se është shprehje e veprimeve të pamenduara dhe dëshpëruese të disa liderëve të Ballkanit, të cilët të refuzuar nga BE tërhiqen në iniciativa të cilat më së pakti do ti shërbejnë forcimit të dominimit Serb në rajon.

Ajo që përbën shqetësim në këtë iniciativë janë: Së pari, vendet ballkanike nuk janë të barabarta në pozicionet e tyre për të pranuar iniciativën bashkëpunuese.  Kryesorja në këtë drejtim është mos-njohja e Republikës së Kosovës nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Çdo iniciativë që anashkalon barazinë sovrane në një iniciativë që shprehet si përfituese për të gjitha shtetet, duket se fsheh përfitime të disbalancuara.

Së dyti, iniciatori i iniciativës së Shengenit Ballkanik, Presidenti Vuçiç, ka shkelur kriteret e BE-së, në bashkëpunimin e tij me Euro-Azinë. Çdo iniciativë që devijon procesin e integrimit evropian ose bie ndesh me kriteret e Bashkimit Evropian për bashkëpunimin me të tretë krijon pasiguri dhe dëmtim të interesave evropiane.

Së treti, krijimi i shengenit ballkanik vjen në momentet kur bashkëpunimi midis vendeve ballkanike ka arritur një shkallë të tillë përparimi sa kërkon një hapësirë dhe dimension të ri.

Vetë vendet ballkanike kanë arritur rezultate minimale në bashkëpunimin midis tyre sa e bëjnë të dyshimtë një bashkëpunim ballkanik pa ‘mbikqyrjen’ e BE-së. Shikoni marrëdhëniet midis Serbisë-Kosovës, Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës, por edhe arritjet midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira shqiptare ku integrimi ekonomik duhet të kishte arritur nivele të larta.

Si përfundim duket që kjo iniciativë i shërben më shumë interesave polivalente të Serbisë, që ka shfrytëzuar dëshpërimin e liderëve të tjerë të Ballkanit si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të shprehur alternativat e tjera. Kjo shpjegon edhe një herë ekzistencën e regjimeve autoritare në Ballkanin Perëndimor që në mënyrë jo transparente dhe në bazë të vendim-marrjes individuale bëjnë lëvizje të rrezikshme kundër interesave kombëtare dhe perspektivës së integrimit evropian.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...