“Situata dramatike”, nis takimi i krerëve të opozitës me Metën, mungon Kryemadhi

Tuesday, 19 November 2019 09:46

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pret sot në një takim në Presidencë kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtëparlamentare.

Takimi ka nisur në orën 09:00, ku në Presidencë kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të gjithë aleatët. Ndërkohë, në takim mungon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka dërguar zëvendëskryetarin e partisë, Petrit Vasili.

Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëve të partive opozitare jashtë parlamentit, ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”, thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...