Basha: Meta na njohu me prova tronditëse

Tuesday, 19 November 2019 11:46

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar për mediat se për çfarë u diskutua në takimin që ai dhe krerët e partive aleate opozitare patën sot me Presidentin e Republikës.

Basha tha: "Gjatë takimit me Presidentin Meta u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes flagrante të Kryeministrit të vendit në reformën në drejtësi dhe konkretisht në Gjykatën Kushtetuese. Ato tregonin se qëllimi nuk është zbatimi i reformës, por kapja e reformës dhe në veçanti e Gjykatës Kushtetuese.

PD dhe aleatët e kanë konsideuar që në fillim një grusht kushtetues dhe një provë më shumë se me këtë akt reforma në drejtësi është e rrezikuar dhe drejtësia që nuk ndëshkon politikanët është e kapur

E kemi parë këtë në rastin e Saimir Tahirit, në dosjet e vjedhjeves së votave, në varrosjet e aferave të tmerrshme të kësja qeverie. PD dhe aleatët qëndrojnë për një reformë sipas Kushtetutës jo sipas planeve, anktheve, problemeve korruptive të qeverisë.

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 12:05
Login to post comments