Basha: Platforma gati në dhjetor, dy palë zgjedhje të parakohshme në 1 ditë

Tuesday, 19 November 2019 12:05

Kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha duke folur për mediat gjatë mesditës së sotme është shprehur se ka gati platformën për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme. Sipas Bashës, Rama prej 4 muajsh refuzon dialogun dhe ndërmjetësimin nga ndërkombëtarët.

‘Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit dhe për ne nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë’, deklaroi Basha.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

E dyta është domosdoshmëria për zgjidhen e krizës politike. Kjo detyrë është shtruar prej muajsh nga Gjermania përmes mocionit të përbashkët të Bundestagut, është shtruar nga partnerët tanë strategjikë, opozita ka shprehur gatishmërinë për një reformë zgjedhore.

Prej më shumë se 4 muajsh Rama ka refuzuar dialogun dhe ndërmjetësimin së paku në 4 raste në një tentativë për të mbuluar krizën ku ndodhet vendi.

Shtyrja e afatit të komisionit është një tjetër tentativë. Ne nuk e mbështesim shtyrjen për kalendat greke të reformës zgjedhore.

Javën e ardhshme opozita do të konkretizojë të gjithë projektin e saj, propozimin e plotë për reformën zgjedhore ndërkohë që nga ana tjetër kemi pasur vetëm kushtëzim, sabotim. Ky është një film, i parë dhe stërparë: qeveria përpiqet t’ia hedhë fajin opozitës.

Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit dhe për ne nuk ka asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në të njëjtën ditë. Nuk i mungon asnjë Shqipërisë asgjë në krahasim me Maqedonisë e veriut, që u viktimizua për hir të Shqipërisë e megjithatë lideri atje mori përgjegjësitë. Ne do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitës

Ndaj ne do të vazhdojmë të insistojmë në këtë kërkesë të pandryshueshme të opozitës dhe do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitës, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve shqiptarë që janë në shumicë numerike për zgjedhje të parakohshme parlamentare për zgjidhjen e kësaj krize që po shkatërron ekonominë e vendit për të marrë pastaj të gjithë së bashku të gjithë hapët e nevojshëm që i takojnë një shoqërie të civilizuar në qoftë se përballet me një qeveri autokrate të paligjshme që pengon shprehjen e vullnetit të popullit përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Login to post comments