Luan Rama: Kosova brenda Serbisë, një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë!

Tuesday, 19 November 2019 20:08

Postimi i hartës së investimeve për furnizimin me ujë 24 orë nga veriu në jug, nga kryeministri Edi Rama dhe heqja e Kosovës dhe vendosja e sajbrenda kufijëve të Serbisë, ka sjellë reagime të shumta. Rama e fshiu më pas hartën e publikuar, por pavarësisht kësaj reagimet kanë qenë të ashpra duke e cilësuar lajthitje.

Luan Rama shprehet se veprimi i Ramës nuk është lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.

Postimi i plotë

Nuk është një lapsus. Nuk është as ndonjë gabim prej pakujdesisë, publikimi në faqen e profilit të Edi Ramës në fb i hartës së “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug”, siç shkruan ai vetë, ku ndër shtetet që ndajnë kufi me Shqipërinë, mungon Kosova, e cila është vendosur brenda kufijëve të Serbisë.
Nuk është as ndonjë lajthitje e rastit, po të kemi parasysh se me sa vëmendje e përkujdesje e kuron gjithë performancën e vet mediatike Kryeministri i Shqipërisë.
Eshtë një postim provokativ dhe fyes i Kryeministrit të Shqipërisë, jo vetëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, po për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë dhe punojnë!

Login to post comments