Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora foli teksa foli për sistemin zgjedhor u shpreh me ose pa këtë reformë do të shkonte në zgjedhje që nesër.
Shehi: Përtej këtyre problematikave që ka reforma zgjedhore, unë për vete me këtë ose pa këtë reformë do shkoja në zgjedhje që nesër. Sepse është kaq urgjente për të ndaluar këtë rrokopujë të shtetit shqiptar, këtë vjedhje pa asnjë lloj limiti, pa asnjë lloj morali. Këtë shtet që nuk ka degjeneruar si shtet dhe si institucion shtetëror. Por degjeneron edhe shoqërinë. Unë do thoja që duhet të merremi seriozisht me sistemin zgjedhor. Unë them që duhet ti bëjmë zgjedhjet sa më shpejt, prandaj na duhet ligji. Në qoftë se bëhet fjalë punë ditës, para vitit të ri.
Teksa tha se kemi nevojë serioze për tu marrë me sistemin zgjedhor, Shehi tha se reforma e përshpejtuar duhet të bëhet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme, jo nëse zgjedhjet do mbahen në 2021.
Shehi: Nëse ligjin do ta durojmë gjithë vitin tjetër dhe zgjedhjet do na bëhen në 2021 kur janë nuk kemi nevojë për një reformë të përshpejtuar dhe gjithë këtë zhurmë që bën OSBE-ja. Kjo rrëmujë bëhet me idenë që zgjedhjet të jenë në mars dhe shkurt që të shpëtojmë nga kjo krizë, por nëse zgjedhjet do na bëhen në 2021 dhe do na duhen të durojmë edhe disa kohë këto që kemi mbi kokë, atëherë ligji zgjedhor duhet të bëhet me qetësi