Kriza e rëndë politike, Meta fton në takim 3 ish-Presidentët

E mërkurë, 20 November 2019 10:10

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar sot në Presidencë, tre paraardhësit e tij: Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.

Meta po diskuton dhe kërkon mendime, për zgjidhjen e krizës politike në të cilën është futur vendi dhe ngërçit që po krijon Kryeministri i vendit në zgjedhjen e organeve të reja të drejtësisë.

Dje, Meta foti dhe diskutoi në Presidencë, me kryetarët e partive opozitare, që kanë djegur mandatet, të kryesuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Login to post comments