PD kallëzim penal për projektin e Unazës së Re, Balliu: Prokuroria të bllokojë punimet, nisni hetimin!

E mërkurë, 20 November 2019 11:26

Partia Demokratike ka depozituar sot një kallëzim penal pranë prokurorisë për projektin e Unazës së Re. Me një dosje plot me dokumente, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i shoqëruar dhe nga Çlirim Gjata, i bëri thirrje organit të akuzës që të nisë hetimet për atë që ata e cilësojnë një projekt korruptiv.


“Sot kemi ardhur për projektin e korruptuar. Është gjenocid tek Unaza e Re. Ky është kallëzim penal drejtuar prokurorisë. Shikoni ‘malin’ me dokumente që janë prova me fakte që ky projekt ka vjedhje dhe ndërtim të kullave. Ju bëjmë pyetje dhe ftoj këdo që të më japë një përgjigje; si ka mundësi që kompania Salillari është në hetim tek Loti nr.2 dhe është në projekt tek Loti nr.2 i të njëjtin projek? Këto prova ia kemi çuar dhe prokurorisë. Ju ftoj juve që të nxirrni dokumentet që ka publikuar PD sa i takon aferave të Unaza. Që nga shkelja e ligjit për të bërë një projekt pa bërë studimin, pasi duhet një i tille. Që nga fakti që nuk është konsulta mjedisor me qytetarët. Të gjitha aferat korruptive, dokumentet e falsifikuara dhe shkeljet ligjore sot janë faktuar dhe provuar. Sot kjo prokurori duhet të nisë hetimet dhe të pezullojë punimet tek Unaza e Re. Këtu po behët fjalë për jetë njerëzish. Po prishen foletë e atyre banorëve dhe fëmijëve të tyre për të ndërtuar kulla. Prokuroria duhet të pezullojë tenderin e Salillarit. Të pezullohet urgjentisht punimet te unaza”, tha Balliu. Ndërkohë Gjata pohoi se gjithçka bëhet për të pastruar 900 milionë.

“Shkeljet janë flagrante. Të bësh gjithë këtë projekt korruptiv, vetëm për të fituar troje deri në 9 hektarë, që shkojnë deri në 900 milionë euro për pastrim parash. Ky është mega-korrupsion. Bravo atyre njerëzve që po protestojnë tek unaza”, tha demokrati.

Login to post comments