Shpërndarja e Parlamentit? Berisha: Unë do ta kisha bërë

E mërkurë, 20 November 2019 13:37

Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, ish-presidenti Sali Berisha gjatë një prononcimi për gazetarët, i pyetur nga këta të fundit se nëse pjesë e takimit u diskutua edhe shpërndarja e Parlamentit, tha se ky Parlament e meriton mbylljen. ”Ti servirësh shqiptarëve si parlament ndërkohë që Kushtetuta e ka përcaktuar 140 deputetë, unë s’mund të them sikur të kisha qenë se s’më lejohet, por ai parlament për mua e meritonte mbylljen, gozhdimin e dyerve që në shtatorin e vitit që shkoi”.

Login to post comments