Presidenti vendos një standard historik në marrëdhëniet me ndërkombëtarët

E Enjte, 21 November 2019 10:34

REDAKSIONALE/


Deklarata e sotme e Presidencës është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë, të institucioneve shqiptare në këtë periudhë të vështirë të një narko-diktature të egër.
Kurrë dhe asnjëherë në këto 30 vite nuk është mbyllur syri përballë krimit , drogës, trafiqeve të paligjshme , partneritetit të fuqishëm mes qeverisë së Ramës dhe krimit të organizuar, dhe ngjitjes së këtij të fundit në nivelet më të larta politike dhe ekonomike. Kurrë edhe asnjëherë nuk është mbyllur syri përballë një revanshi të tillë neokomunist e socialist, ku e gjithë skota e vjetër e Enver Hoxhës dhe e diktaturës është rikthyer këto 6 vite me një pushtet ekonomik dhe politik si kurrë më parë. Kurrë dhe asnjëherë në këto 30 vite nuk janë mbyllur sytë përpara shkatërrimit të shtetit ligjor dhe kapjes së tij nga një sekt i rrezikshëm, sekt i cili në bazë të një platforme të caktuar nga një eshtablishment ndërkombëtar po boshatis Shqipërinë dhe po ndërron kursin e së ardhmes për Kosovën.
Është një gjetje e duhur terminologjia e presidencës për çështjen e grupit të strukturuar të Ambasadave. Si kurrë më parë në këto 30 vite nuk ka patur një anshmëri dhe mbyllje sysh ndaj një politike konsistence të kësaj qeverisjeje kur korrupsioni në bashkëpunim me krimin e organizuar është regjistruar me zë dhe figurë.
Në 30 vite tranzicion në Shqipëri ka pasur figura diplomatike me një raport apo afinicion mes forcave të ndryshme, por është ndarë kufiri në një formë ose në një tjetër, i raportit personal e diplomatik dhe kur kanë guxuar ta shkelin atë kanë dalë ën pension para kohe. Ka pasur raste të tjera ku Ilir Meta politikan është përballur fort me figura të rëndësishme diplomatike dhe për ndonjë tren elektrik 90 milion dollarë , por që ishte një betejë që prap e ka fituar. Sot përballja është me e madhe më e fortë se pse establishmenti që ka marrë ën dorë, këtë pseudo reformë për të forcuar një sekt në Shqipëri , sekt i cilit i dëmton të gjitha interesat e faktorit shqiptar në Ballkan, është një establishment i cili lufton me të gjitha armët, dhe ato financiare nuk i ka të pakta, si në Amerikë, si në Evropë dhe përplasja po pasqyrohet edhe këtu.
Kapja e Reformës në Drejtësi është grushti më i madh i shtetit, një luftë klase e kohërave moderne. Shqiptarët janë populli më pro amerikan dhe më pro evropian, jo vetëm në Rajon, ndoshta në të gjithë planetin.
Mirënjohja dhe përkushtimi që shqiptarët kanë për SHBA eshtë një vokacion i tyre i brendshëm dhe i natyrshëm. Dhe ketë , as nuk ia mëson dhe as nuk ia zhbën ndonjë diplomat. Le të jetë pjesëtar i cilitdo sekti apo establishmenti.
Në një fjalim të rëndësishëm të tij në vitin 2017, në muajin shkurt, menjëherë pas fitores së Presidentit Trump në SHBA, Newt Gingrich, kryetari i 50 i kongresit amerikan citoi në fjalimin e tij se: “Ka nisur një përplasje e madhe , një luftë e re mes së majtës dhe së djathtës” dhe kjo është tërësisht e vërtetë.
Presidenti Trump e mbështeti të gjithë filozofinë e fushatës dhe e vazhdon ta mbështesë atë mbi luftën që ai i shpalli një establishmenti të vjetër. Dhe po e shohim sot këtë establishment dhe çfarë po ndodh me Presidentin në SHBA, prandaj Ilir Meta sot dhe Presidenca e tij i dha një dimension tjetër historik, duke thënë të vërtetën për grupin e strukturuar të ambasadave , për forcën e ligjit shtetin ligjor, por njëherazi ishte edhe një konfirmim i vendosmërisë së tij që Gjykata Kushtetuese është një “vijë e kuqe” që nuk preket.

Modifikuar më E Enjte, 21 November 2019 17:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...