Nishani: Demokracia s'mund të dorëzohet më si në 1944!

E Enjte, 21 November 2019 14:12

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka nënvizuar, pas takimit me kreun e shtetit Ilir Metën se Kushtetuta e Shqipërisë, që nga Presidenti e deri tek çdo qytetar, duhet të zbatohet dhe se "nuk ka alternativë tjetër, pasi integriteti i Shtetit Shqiptar, të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, funksionimi i shtetit ligjor, vetë demokracia në Shqipëri nuk mund të dorëzohen më si në 1944!"

Në mesazhin e tij në Fb, Nishani shprehet:

 Si u shkel Kushtetuta: Muçin nuk mund ta shkarkojë KPA

"Sot pata një takim me Presidentin e Republikës, fokusuar tek situata e rëndë e agresionit të maxhorancës qeverisëse mbi Kushtetutën e vendit, Institucionin e Presidentit të Republikës dhe Gjykatën e re Kushtetuese që po krijohet.

Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë si kristali në lidhje me formimin e kësaj Gjykate superiore !

1- Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9(nëntë) anëtar, 3(tre) zgjidhen nga Presidenti, 3(tre) zgjidhen nga Parlamenti dhe 3(tre) zgjidhen nga Gjykata e Lartë!

2- Anëtari i parë zgjidhet nga Presidenti, anëtari i dytë zgjidhet nga Parlamenti, anëtari i tretë zgjidhet nga Gjykata e Lartë e kështu rradha përsëritet deri tek anëtari i 9(nëntë).

3- Anëtari i Gjykatës Kushtetuese fillon deryrën pasi betohet përpara Presidentit të Republikës.

Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë të cilën që nga Presidenti i Republikës e deri tek çdo qytetar duhet ta zbatojë, ta respektojë dhe ta mbrojë!

Në këtë rast nuk ka alternativë tjetër !

Nuk ka alternativë tjetër pasi integriteti i Shtetit Shqiptar, të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, funksionimi i shtetit ligjor, vetë Demokracia në Shqipëri nuk mund të dorëzohen më si në 1944""

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...