Ditën e hënë, më datë 25 nëntor pritet të miratohen emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.
Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë:
–Altin Dumani,
-Arben Kraja,
-Behar Dibra,
-Edvin Kondilli,
-Elida Celami(Kaçkini),
-Ened Nakuçi,
-Enkeleda Millonai,
-Klodian Braho.
Po ashtu, ambasada amerikane lajmëroi se pranë ngritjes është edhe BKH.
“Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme. Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standarteve më të larta të integritetit. Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP). Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses së INL në Shqipëri për ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve,” shkruan ambasada.