“Fola në emër të Shqipërisë”, Shehu: Rama i dha Vuçiçit kurorën e ‘Carit të Jugosllavisë së re’

Saturday, 23 November 2019 09:17

Në një intervistë për “Der Spiegel”, Presidenti i Serbisë deklaroi se ka rënë dakord me Ramën dhe me Zaev, që kur të flasë me presidentin Macron të diskutojë dhe në emër të tyre. Për të folur për këtë deklaratë të Vuçiç, në studion e FaxNews ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu. Shehu u shpreh se Vuçiç është është iniciatori i idesë së MiniShengenit duke konsideruar si një nga sukseset më të mëdha të rajonit në 30- vjeçarin e fundit. Shehu tha se Rama i ka dhuruar Vuçiçit kurorën e “Carit” të Jugosllavisë së Re. Ish-deputeti tha se Kosova do të jetë një shtojcë e Serbisë një pjesë e zhdukur nga harta e vendeve të pavarura.

Ndër të tjera, Shehu tha se Serbisë i ëshë dhënë prej kohësh roli i faktorit kryesor të stabilitetit në rajon, rol që gjithmonë e ka patur Shqipëria. Më tej, Shehu foli edhe për Gjykatën Kushtetuese, ku tha se në Gjykatë po ndodh e njëjta gjë si me Reformën në Drejtësi. Gjithashtu, i pyetur se ku ndodhet kreu i PD-së dhe a duhej ai të ishte pranë Presidentit, Shehu tha se Basha ndodhet Gjermani.

“Vuçiç ka shtuar edhe që ai është iniciatori i ides MiniShengenit duke konsideruar si një nga sukseset më të mëdha të Rajonit në 30 vjeçarin e fundit. Rama i dha kurorën e “Carit” të Jugosllavisë së Re Vuçiçit, ku do bëj pjesë  Shqipëria, dhe Kosova do të jetë pjesë e Serbisë. Kosova do jetë një shtojcë e Serbisë, një pjesë e zhdukur nga harta e vendeve të pavarura. Vuçiç ua bën të ditur të gjithve, duke hequr dilemat e krijimit të këtij mashtrimi të madh që është “Shengeni” Ballkanik, që nuk është gjë tjetër, vetëm realizmi i ëndrrës së madhe e Serbisë së Re, zbehja e plotë e Kosovës dhe roli i Vuçiçit. Vuçiçit i është dhënë prej kohësh ky rol, nga një rrëshkitje absurd apo trashanike të poltikës shqiptare, rajonale, e të jashme që nga viti 2014, duke i lëshuar hapësirë Serbisë të marrë rolin e faktorit kryesor të stabilitetit në rajon, rol që e ka patur Shqipëria gjithmonë, duke zbehur rolin shqiptar. Roli i faktorit Shqipërisë në rajon është i rëndësishëm. Ky rol kërkohet ti jepet Serbisë, një vend që nuk ka objektiv kryesor integrimin në Europë, në NATO si edhe marrëdhënien me SHBA, dhe kjo është fatëkeqësi e madhe. Kjo është ajo që tha Vuçiç, që Rama i ka dorëzuar kurorën e Jugosllavisë së Re, me Shqipërinë pjesë dhe me një Kosovë brenda Serbisë. “

Pyetje: Çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese.

Tritan Shehu: Po ndodh ajo që ndodhi edhe me Reformën në Drejtësi, e cila është në një rrugë pa krye. Nuk funksionon asgjë, pasi një në krizë politike dhe institucionale. Jemi pa një parlament funksional, dhe ka ardhur moment që Parlamenti duhet të shpërndahet menjëherë.

Pyetje: A mendoni se Presidenti Ilir Meta është vetëm?

Tritan Shehu: Presidenti nuk është i vetëm, ai ka me vete Kushtetutën, e cila është arma më e madhe që mund të ketë. Vetmja gjë që mund të nxjerrë vendin nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhje të lira.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...