BE kundër Vetting-ut në Maqedoninë e Veriut, po në Shqipëri pse bëri “eksperiment”?

Saturday, 23 November 2019 10:11

Nga: Petrit Vasili

Zorav Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në një intervistë pak ditë më pare tha: “Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo Vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh. Shqipëria tani nuk ka kapacitete si ti mbushe vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Supreme, gjë që nuk lejohet”,-përfundon Zaev. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca më shumë “entuziazëm” ka deklaruar pak kohë më parë për Euronews se:

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ”perla e Shqipërisë”, jashtë rajonit apo në botë”. Po për se “perla e Shqipërisë, që ishte me aq vlerë për gjithë botën nuk u lejua të kryhej as në Maqedoninë e Veriut një vend ballkanik kaq afër me Shqipërinë edhe gjeografikisht edhe si mentalitet? Çfarë është Shqipëria për BE vend eksperimentesh? Po pse gënjejnë kaq hapur? Apo shfrytëzimi i servilizmit dhe komplekseve të inferioritetit të politikës shqiptare është një “aset” interesant për BE? Po pse nuk u mor në konsideratë nga BE rekomandimi i Komisionit të Venecias në vitin 2015 që thoshte:

“Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”.

Ky skandal duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë. Yes man-et e politikës dhe shtetit të propagandës, mund ta çojnë me kënaqësi Shqipërinë në greminë me qellimin e kapjes dhe BE duhej te kundervihej fort kesaj.Por BE zgjodhi te kunderten? Pasi Shqiperia u derrmua ekonomikisht me teorine e “çekut te bardhe” ne fillimet e pluralizmit, vazhduam me reformen e “plepave” ne drejtesi dhe tani na shesin per “perle” ate qe Maqedonise i thone absolutisht mos e bej se eshte e demshme dhe e paperballueshme per te. Mjaft më me eksperimente skandaloze ne kurriz te Shqiperise. Mjaft më me servilizma qe pasurojne zyrtarucë te huaj ne kurriz te shqiptareve. Mjaft më me pranimin e cdo budalleku si ar te kulluar vetem se nuk eshte thene shqip. Mjaft më me plaçkitjen e shqiptareve dhe zhbërjen e shtetit ne emer te reformave korruptive dhe qe kapin shtetin, por te bekuara nga ca te huaj. Eshte koha per te thene nje here e mire “Jo”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...