Deutsche Welle: Shqiptarët të vendosin, diktaturë apo të mbrojnë demokracinë  

Saturday, 23 November 2019 11:54

Nga Deutsche Welle

Në një konferencë shtypi, të paralajmëruar nga presidenca si të jashtëzakonshme, Presidenti Meta deklaroi (22.11.2019) se do t’i drejtohet popullit shqiptar për referendum në mbrojtje të Kushtetutës. “Shqipëria do të drejtohet vetëm me Kushtetutë, jo me rezolutë. Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar për të bërë referendum në mbrojtje të Kushtetutës. Le të jetë populli shqiptar nëse vendos të rikthehet në diktaturë apo të mbrojë demokracinë. Referendumi është demokracia direkte. Presidenti do të bëjë gjithçka që kjo e drejtë të ushtrohet,“ deklaroi Presidenti në konferencën e jashtëzakonshme.

Ku është shkelur Kushtetuta?

Autori i shkeljes së Kushtetutës, sipas Presidentit Meta, është Kryeministri Rama, që po ”e shkel atë hapur dhe dhunshëm me qëllimin e vetëm të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij”. ”Jemi në kushtet ku qeveria nuk është llogaridhënëse ndaj askujt në Republikën e Shqipërisë, ku pushteti ekzekutiv është unifikuar me pushtetin legjislativ, ku nga Kuvendi i Shqipërisë janë dorëhequr 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, ku numrin kushtetues të përcaktuar qartë prej 140 deputetësh të Kuvendit Rama nuk e plotëson dot më prej gati 10 muajsh, ku ka kapur të gjitha bashkitë e vendit, në një proces antiligjor me votime njëpartiake, duke dhunuar edhe parimin kushtetues të autonomisë vendore; ku vendi është lënë qëllimisht për dy vite radhazi pa Gjykatë Kushtetuese dhe ku po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të krijimit të saj siç e parashikon Kushtetuta”,-tha Presidenti Meta.

Ai premtoi se, ”do të qëndrojë si kryegarant i Kushtetutës dhe do t’i kundërvihet me gjithë forcat përpjekjeve shkatërrimtare dhe antikombëtare”. Meta e cilësoi në Kushtetutën e miratuar në vitin 1998 “si më demokratiken që ka patur ndonjëherë Shqipëria“. Ai tha se ajo „u zhbë në errësirë, brenda natës në vitin 2008 nga marrveshja politike e partive“. Ishte PS, atëhere në opozitë dhe PD në pushtet me kryetar dhe kryeministër Berishën, që bënë ndryshime kushtetuese në sistemin zgjedhor, nxorrën jashtë loje partitë e vogla dhe i dhanë pushtet kryetarëve të partive, që bëjnë zgjedhjen e kandidatëve për deputëtë dhe kandidatëve për kryetarë bashkie.

”Si pasojë e kësaj marrëveshjeje, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk përfaqësojnë më vullnetin e drejtpërdrejtë të popullit dhe të qytetarëve shqiptarë, por vetëm vullnetin e kryetarëve të partive”, tha Meta në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit.

”Kushtetuta u kthye në një rregullore me data dhe afate, të shkelura që të gjitha”. Sipas Metës, ndryshimet që iu bënë Kushtetuës për t’i hapur rrugën Reformën në Drejtësi, të miratuara me unanimitet me votat e 140 deputetëve të Kuvendit, shkaktuan deformime të tjera. ”Kushtetuta, nga dokumenti themeltar i shtetit që lartëson parimet, u kthye në një rregullore me data dhe afate, të cilat për fat të keq janë shkelur që të gjitha. Ky tejkalim afatesh ka shkaktuar një kaos kushtetues dhe ligjor, që po çon në paralizimin dhe destabilizimin e të gjithë sistemit të drejtësisë në vend”,-theksoi Ilir Meta.

Ai tha se zbatimi i reformës në drejtësi, ”vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës“, se vendi ka mbetur pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, se „po dhunohen të drejtat e qytetarëve në mënyrë arbitrare, duke u rrëmbyer pronën, shtëpitë e bizneset në mes të ditës, kanë kaluar mbi 20 ligje antikushtetuese që cenojnë hapur interesin publik”. Ai shto se qeveria, “për të pasuruar një kastë oligarkësh, që i shërben asaj verbërisht, ka krijuar një borxh që qytetarët shqiptarë do të duhet ta shlyejnë në 20 vitet e ardhshme”. Me referendumin popullor, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se dëshiron të mbrojë, ”Kushtetutën dhe demokracinë nga përqëndrimi i të gjitha pushteteve në duart e kryemnistrit Rama”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...