Ndryshimi i Kushtetutës nga Rama me deputetët e blerë shkatërron shtetin

Saturday, 23 November 2019 17:07

Deklarata e kryeministrit Edi Rama dhe teksti i rezolutës së miratuar nga PS kundër Presidentit tregojnë se në korridoret e PS po gatuhet një skenar i ngjashëm me një grusht shteti.

Socialistët parashikojnë të fusin duart sërish në Kushtetutë me qëllimin, sipas tyre, për të shmangur ngërçin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Top Channel konfirmoi sot se një projekt i tillë po diskutohet nga ekspertët ligjorë në PS me porosi të Kryeministrit.

Një skenar i tillë është jo vetëm anti-ligjor, por mund të sjellë pasojat më të rënda në historinë e shtetit shqiptar. Me argumentin e luftës kundër Presidentit, i cili në fakt ka respektuar Kushtetutën në të gjitha rastet, PS synon të bëjë një atentat ndaj gjithë ligjeve dhe ligjit themeltar të shtetit. Një projekt i tillë është i rrezikshëm për stabilitetin e vendit sepse godet ndryshon ligjin themeltar të miratuar me referendum, duke e lënë në dorë të disa deputetëve që sot nuk përfaqësojnë asgjë.

Së pari, prekja e Kushtetutës nga Parlamenti nënkupton konsensus sa më të gjerë politikë. Por sot Parlamenti ka 122 deputetë që përfaqësojnë PS dhe disa të tjerë që gjasme janë “opozita”. Deputetët që hynë në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, në rastin më të mirë, përfaqësojnë interesat e tyre personale. Në rastin më të keq, siç është provuar shpesh nga votimet e tyre njëlloj si Rilindja në Kuvend, ata janë thjesht shtojcë e PS. Me këtë kompozim që ka i ashtuquajturi Kuvend, ndryshimi i Kushtetutës edhe si ide është një çmenduri politike që e çon vendin drejt kolapsit dhe ndonjë regjimi të ngjashëm me diktaturën.

Së dyti, PS thotë se do të ndryshojë ligjet për Gjykatën Kushtetuese, por kjo nismë quhet ndryshe: kufizim i kompetencave të kreut të shtetit. Mediat afër Rama kanë disa ditë që hedhin idenë e ndryshimit në Kushtetutë të neneve që lidhen vetëm me kreun e shtetit. Një hap i tillë, që i jep Kuvendit gjithë të drejtat për gjykatat është një formë monarkie e re. Sepse vendi nuk ka më Kuvend, nuk ka më pluralizëm, nuk ka as parti, por vetëm një njeri dhe ai është Edi Rama.

Së treti, ndryshimi i ligjeve edhe për sistemin e drejtësisë nuk quhet më reformë, por zyrtarisht kapje e sistemit të drejtësisë nga një parti e vetme. Nëse PS vijon me idenë e ndryshimeve me votat e blera të deputetëve, kjo do të hidhte përfundimisht në erë gjithë reformën.

Deri më tani flitet vetëm për një projekt që diskutohet në korridoret e PS dhe në mediat afër qeverisë. Është një projekt që shkatërron sistemin demokratik dhe është i rrezikshëm edhe si ide kur përdoret për diversion politik, jo më nëse një hap i tillë hidhet realisht nga qeveria “Rama”.

Në Kushtetutë janë futur duart dy herë me nxitim nga PS dhe PD, në 2008 dhe 2016, dhe këto ndërhyrje kanë sjellë krizën e rëndë që po kalon vendi sot. Nëse Kushtetuta ndryshohet nga një parti, (sepse Parlamenti nuk ekziston më), ky është grusht shteti dhe tentative për rikthim në diktaturë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...