Negociatat e "minuara" nga kanabisi. Ja shtetet që do e mendojnë dy herë votën "Pro"

Tuesday, 17 Prill 2018 18:24

Rekomandimi për Çeljen e Negociatave që Komisioni Eurpoian dha për Shqipërinë pritet të kalojë për votim në parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Por raporti pozitiv i KE-së është i “minuar”, kjo për shkak të kanabizimit të vendit. Të paktën 5 shtete anëtare të BE-së Gjermania, Belgjika, Hollanda , Greqia dhe Italia kanë shprehur shqetësimin për kanabisin shqiptar.Harta.jpg

 

 

-Prej javësh në Gjermani revista më e madhe nëq këtë shtet botoi shkrimin “Shqipëria gjurma nga ku vjen droga”. Ajo i dha Shqipërisë goditjen e fortë. Me një foto të madhe dhe titullin për Shqipëri, revista gjermane ‘Stern’, thotë se vendi ynë është gjurma nga ku vjen droga.‘Gjurma e re e drogës.Nuk është hera e parë që mediat gjermane na etiketojnë si vendin e origjinës së drogës. Vetëm pak ditë më parë, televizioni gjerman ARD në edicionin e lajmeve e cilësonte vendin tonë si ‘Kolumbinë e Europës’. Duket se gjermanët e shohin Shqipërinë me syrin e realitetit dhe jo atë të propagandës së Edi Ramës.

-Po ashtu kundër është edhe Holanda. Për ta problemi më i madh është kanabisi dhe pak kohë më parë eurodeputetë të saj kanë thënë se nuk mund të futet në BE vendi që cilësohet si Kolumbi e Evropës.

- Krimi shqiptar ka shqetësuar edhe autoritete belge. Në fund të 2017-ës 10 shqiptarë, të akuzuar si anëtarë të dy bandave, që mbushën rrugët e Belgjikës me drogë kanë dalë para gjykatës. Ata e fshinin drogën në makina luksoze, në sende të ndryshme nëpër rrugë, në kuti lulesh dhe në kafene Springs, në zonën e Zuidstationstraat. Këto shqetësime Belgjika i ka përcjellë edhe në Shqipëri kur ka sjellë në Tiranë nëpërmjet Frederic Van Leeuë, Prokurori Federal i Belgjikës.

- Italia është një ndër shtetet fshqinjë që do ta mendojë dy herë nëse do të japë votën pro çeljes së negociatave. Edhe për këtë shtet, shqetësim është kanabisi. Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane Franko Roberti në një dalje publike do të deklaronte se drogat e lehta (kanabisi) po pushton Italinë. është shprehur ndaj  situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt italisë.

- Përveç Italisë, dhe Greqia është mjaft e shqetësuar për sasitë e mëdha të drogës që vijnë nga Shqipëria. Pozita gjeografike e Greqisë, si një pikë ku takohen tre kontinente, e bën atë pikë strategjike për tregtinë ndërkombëtare të drogës, dhe një pjesë mjaft të rëndësishme në këtë tregti luan Shqipëria. Sipas policisë greke, Shqipëria është vendi kryesor në Evropë për prodhimin e kanabisit, dhe vend tranzicioni për në Evropë për kokainën dhe heroinën.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 18:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...