Shpërthen Petrit Vasili: Një tufë horrash duan ta shndërrojnë Kushtetutën në leckë këmbësh. Diplomatë të çartur…

Diel, 24 November 2019 12:12

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj maxhorancës dhe ambasadorëve, të cilët përligjin veprime e qeverisë. Në një postim në “Facebook”, Vasili shkruan se ‘një tufë horrash kanë vjedhur e kapur qeverisjen dhe duan ta shndërrojnë Kushtetutën në leckë këmbësh’, ndërsa ‘diplomatë të çartur’ iu ngrenë gishtin protestuesve dhe ca të tjerë iu bëjnë madje edhe avokatinë.

“Këta avoketërit diplomatikë të gishtit bëjnë edhe avokatin e shkeljes së Kushtetutës dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga rilindja”, shkruan Vasili teksa pyet nëse do guxonte ta bënte një ambasador shqiptar në ndonjë vend të Europës?

POSTIMI I VASILIT
Solidariteti diplomatik i gishtit të ambasadorit dhe i kapjes së shtetit si veprim antishtetëror!!
Në Shqipëri një tufë horrash, kanë vjedhur e kapur qeverisjen e vendit dhe duan ta shndërrojnë Kushtetutën në leckë këmbësh për të fshirë këpucët e kriminelëve dhe trafikantëve.
Diplomatë të çartur u ngrenë gishtin protestuesve të cilëve horrat e pushtetit u vjedhin pronën, i arrestojnë dhe i dhunojnë.
Ngrenë gishtin këta diplomatë dhe ca të tjerë guxojnë t’u bëjnë edhe avokatinë atyre.
Këta avoketërit diplomatikë të gishtit bëjnë edhe avokatin e shkeljes së Kushtetutës dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga rilindja.
Po a skuqen ndonjëherë këta, edhe të parët edhe të dytët?
A guxon dot ndonjë ambasador shqiptar t’u ngrejë gishtin protestuesve në vendet e tyre?

 A guxon ndonjë ambasador shqiptar të diskutoje vendimet e Presidenteve të tyre?

A guxon ndonjë ambasador shqiptar të japë mend e zgjidhje për Kushtetutën e vendeve të tyre?
Përgjigjja është shumë e qartë dhe e thjeshtë: Asnjë ambasador shqiptar as e bën dot, as e ka bërë dot dhe as i lejohet që ta bëjë këtë në asnjë kryeqytet të Europës dhe askund në botë.
Po njësoj dhe pa asnjë gram ndryshim janë edhe diplomatet e huaj këtu në Shqipëri.
S’kanë asgjë më shumë se ambasadorët tanë në vendet e tyre.
Ndaj të bëjnë detyrën e tyre sepse janë këtu për të garantuar interesat e vendeve të tyre, të cilat i kanë të parat dhe të vetmet dhe jo të Shqipërisë.
Ndaj të flasin për ato, që u lejon detyra dhe mandati i tyre dhe të lënë mënjanë solidaritetin e gishtit të ambasadorit dhe të kapjes së shtetit.
Ka mjaft diplomatë burra dhe gra të nderuar, që e kryejnë siç duhet dhe me integritet detyrën e tyre të përfaqësimit.
Por ka edhe disa diplomatë të tjerë, të cilët shqiptarët po i shohin teksa shfaqen si solidarë të gishtit.

Solidariteti diplomatik i gishtit dhe avokatia diplomatike e kapjes se shtetit e ka lënë Shqipërinë jashtë Europës, që na shton kushte vazhdimisht, e ka bërë Shqipërinë të jetë e treta në botë për korrupsion dhe e ka bërë bazë të krimit të organizuar për grupet kriminale në SHBA, Europë, Amerike Latine dhe Lindjen e Mesme siç deklaron Departamenti Amerikan i Shtetit.
Për këto duhet të flasin këta, sepse krimi dhe trafikantët, që ushqen rilindja cenojnë edhe interesin e vendeve të tyre.
Por këta nga zelli i tepruar për të bërë avokatinë e rilindjes “çuditërisht” po harrojnë edhe vendet e tyre!?


Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...