'Shqipëria tek e cila aq shumë shpresuam, shteti më i dështuar dhe i varfër në Europë'

Diel, 24 November 2019 20:27

Nga dita në ditë, Shqipëria dhe shqiptarët vijojnë të jenë edhe më të varfër, ndërsa pushtetarët, politikanët, oligarkët dhe "grabitësit me kollare" bëhen akoma më të pasur.

Varfëria, papunësia, korrupsioni, pabarazia sociale, abuzimi me paratë publike, kanë detyruar mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, që të braktisin vendin dhe të kërkojnë të ardhmen e tyre në Europë dhe më tej.

 

Lidhur me realitetin e trishtë shqiptar reagon edhe Nezir Kraki, lektor i Shkencave Politike në “Université Paris Est Créteil”, në Francë.

 

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan ndër të tjera se Shqipëria është shteti më i dështuar dhe i varfër në Europë.

Pedagogu shqiptar vë në dukje edhe problemin më të madh të bashkëkombasve të tij, të cilët sipas tij herë janë bërë argatë të "dreqit" dhe herë mercenarë të pushtuesit, gjithmonë kundër vetvetes.

Reagimi i plotë: 

Një destinacion dhe pak shpresë ju lutem

Është më mirë të udhëtohet me shpresë sesa të arrihet në destinacion, thonë në Japoni.

Ne si duket as shpresën as destinacionin s’i kemi më. E kemi veç rrugën e kohës në të cilën endemi pa u vënë re nga askush. Rrugët e skutat e dekadave që vijnë e shkojnë pa na thënë as jungjatjeta sepse s’dimë t’i presim, s’dimë t’i shenjojmë. Dimë veç t’i zhgënjejmë.

A thua a ka popuj tjerë në këtë botë si ne? Popuj që s’e bëjnë hesap as javën, as muajin, as vitin, as dekaden dhe madje as shekullin. Popuj që stagnojnë në zemër të botës që lëviz me shpejtësi marramendëse.

A ka popuj tjerë që në 25 shekuj ekzistencë kurrë s’kanë arritë ta gjejnë një synim të përbashkët, ta ndërtojnë një shtëpi të përbashkët ose të paktën ta kenë një pushtues të përbashkët… 25 shekuj rrugëve, pa shpresë e pa destinacion. Herë argatë të dreqit e herë mercenarë të pushtuesit. Gjithmonë kundër vetvetes.

Edhe shekulli i 26-të njësoj po shkon. Të gjithë i kemi kundër por armikun më të madh e kemi veten tonë.

Pse edhe pas 25 shekujve trevat me shqiptarë janë më të errëta në harta se trevat e popujve tjerë n’Ballkan?

Pse Shqipëria tek e cila aq shumë shpresuam është shteti më i dështuar n’Evropë dhe më i varfëri poashtu?

Pse Kosova pas gjithë atij udhëtimi tragjik pranon të zhbëhet?

Nesër është viti 2020. Ta caktojmë destinacionin dhe ta gjejmë shpresën që t’udhëtojmë drejt tij. Dhe, edhe nese nuk e arrijmë, të paktën do kemi udhëtuar me shpresë.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...