Nënkryetari i PD, Spaho, skeptik për një referendum të kontrolluar nga vullneti i Edi Ramës

Hënë, 25 November 2019 10:50

Mëngjesin e sotëm në studion e emisionit `7pa5` në Vizion Plus, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, pasi ka renditur një sërë ligjesh të miratuara nga mazhoranca me funksion prapaveprues, theksoi se shumica qeverisëse për shkak të këtyre ligjeve por edhe jo legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit kërkon që të ketë nën kontroll të gjitha institucionet.

‘Sikurse ju e dini ka një presion të shtuar nga brenda e jashtë vendit që të krijohet Gjykata Kushtetuese, të plotësohen vendet dhe të fillojë funksionimin. Jemi I vetmi vend në Europë ndoshta e më tej I cili funksionon prej më shumë se dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese dhe përgjegjësia për këtë duhet kërkuar tek njerëzit dhe strukturat e ngarkuara për të emëruar vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe mendoj se në radhë të parë duhet kërkuar tek mazhoranca, e cila ka bërë të gjitha përpjekjet që ta mbajë vendin pa Gjykatë Kushtetuese për shkak të interesave okulte që ka pasur. Janë një mori ligjesh që janë miratuar në kundërshti me përcaktimet kushtetuese. Përshembull mund të përmendim ligjin e teatrit apo atë të dividentit të dy me efekt prapaveprues. Por mos harrojmë dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pra mazhoranca po bën përpjekje për të kapur këtë institucion’, ka thënë ai.

Gjithashtu Spaho ka komentuar edhe betejën e fundit të presidentit Ilir Meta duke deklaruar duke thënë, se me qëndrimet që ka mbajtur deri në këto moment ai është i mbështetur mbi përcaktimet në Kushtetutë.

 

Ndërsa për nismën më të fundit të presidentit Ilir Meta për një referendum, Spaho është deklaruar pro në parim por sipas tij në kushtet aktuale ligjore kjo është një gjë e vështirë, pasi ligji është bërë në një mënyrë të tillë që do vullnetin e shumicës.

 ‘Referendumi është forma më e lartë e demokracisë në një vend pasi konfirmon vullnetin e qytetarëve. Dhe përsa i përket Kushtetutës këtu kemi praktikë në Shqipëri janë dy referendum të mbajtura, një në vitin 1994, I cili nuk arriti të miratojë Kushtetutën dhe tjetri në vitin 1998 që u zhvillua pa pjesëmarrjen e opozitës. Pra dua të them që mbajtja e referendumeve është një fryme demokratike. Por në kushtet aktuale ligjore është një gjë e vështirë. Pasi ligji është bërë në një mënyrë të tillë që do vullnetin e mazhorancës’, ka deklaruar Spaho për këtë çështje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...