Meta dhe Limaj takojnë trupat e emergjencave të ardhur nga Kosova

E mërkurë, 27 November 2019 10:30

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i shoqërura nga Zv.Kryeministri në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj ka takuar në Thumanë njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës, të cilat po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti. Njoftimin ai e ka thënë në faqen e tij në facebook

Ja postimi:

Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!

FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!

Video

Login to post comments