Presidenti slloven telefonon Metën: Të gatshëm për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet

E mërkurë, 27 November 2019 13:47

Pas termetit të fuqishëm që godoti Shqipërinë. Presidenti i Republikës ka marrë një telefonatë solidariteti nga Presidenti i sllovenisë Borut Pahor i cili i shprehu Presidentit Meta solidaritetin me popullin shqiptar, si dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet nga autoritetet shqiptare.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se:

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i telefonoi sot Presidentit të Republikës Ilir Meta për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe gjithë popullit shqiptar për pasojat tragjike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.

Presidenti Pahor i shprehu Presidentit Meta solidaritetin me popullin shqiptar, si dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që do të kërkohet nga autoritetet shqiptare.

Login to post comments