E paprecedentë/ Kryeministri Rama kërcënon sërish mediat: Do ju mbyll

E Enjte, 28 November 2019 11:35
Edi Rama ka vendosur të kërcënojë sërish mediat se do të ju mbyllë.
 
Me një postim në Twitter, Rama thotë se nuk duhet marrë mendimi i asnjë specialisti.
‘Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar te ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri ne fund te kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme te rreme qe hapin panik!
 
 
Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve!
 
STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!’, shkruan Rama në Twitter.
 
Login to post comments