Tre kolosë, tre heronj të kombit janë përjetësuar në monumente dhe që sot, nga Drenasi i Kosovës, ata do të na vështrojnë dhe do të jenë krenaria jonë, e çdo shqiptari, kudo në botë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i publikoi këto foto madhështore të bëra sot në Drenas duke u shprehur: "Drenasi përjetësoi sot në bronz tre figurat emblematike të historisë sonë të re, heronjtë e kombit Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari. Falë luftës dhe heroizmit të tyre, ne sot, e kemi ngritur në këmbë Republikën e Kosovës, si e arritura më kulmore e patriotizmit shqiptar, pas Pavarësisë së Shqipërisë, duke i dhënë kuptim të ri praktik dhe vlerë të shtuar, trajektores së interesave madhore shqiptare! Rezistenca dhe lufta e tyre na kanë lidhur përjetësisht ne shqiptarëve. U kujtofshin përherë!" përfundon Haradinaj.