Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ka njoftuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe në Laç. Ai tha se është dakord me kreun e PD, Lulzim Basha që edhe kjo zonë mos ndahet nga situata e rëndë që ka përfshirë Tiranën dhe Durrësin.
Një ditë më parë, Basha ishte në Laç ku tha se edhe kjo zonë duhet të shpallet fatkeqësi natyrore.
Më herët Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Durrës dhe Tiranë.