Tritan Shehu me shqiptarët në Athinë: Solidaritet i jashtëzakonshëm njerëzor, të gjithë bashkë në dhimbje

Premte, 29 November 2019 09:08

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Trian Shehu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka  shkruar se është gjendur në Athinë dhe ka parë një solidaritet tëb jashtëzakonshëm njerëzor për të prekurit e tëmetit.

Postimi i plotë

Solidaritet i jashtezakonshem njerrezor.

Dhjetra emigrante shqiptare ne Athine e antare strukturash te PD aty u mblodhen mbreme ne nje menyre pothuaj spontane per te shprehur jo vetem dhimbjen e thelle per fatkeqesine natyrore ne Shqiperi, por dhe per te manifestuar solidaritetin e tyre e per tu organizuar konkretisht ne ndihmat per zbutjen sado pak te saj.

U ndodha ne Athine per te marre pjese ne Kongresin e ND te Mitsotakis, qe po i qendron kaq afer Shqiperise ne keto momente, duke u bere pjese keshtu dhe e atij takimi emocionues te shqiptareve.

Bashkeatdhetare tane ne ate qytet, mbasi mbajten nje minute heshtje per viktimat e shprehen dhimbjen e thelle per sa ndodh ne atdheun tone, diskutuan e paraqiten opsione konkrete per te ndihmuar te demtuarit, duke arritur dhe ne konkluzionet organizative per ta realizuar sa me shpejt e efikasitet kete.

U cfaq realisht nje shpirt i madh mbeshtetje qytetare, nje gadishmeri e vullnet i vecante per te kontribuar qofte me venien ne dispozicion te banesave te tyre ne Shqiperi, qofte me kontribute financiare e materiale etj, gje per te cilen ata krijuan edhe mekanizmat e nevojshem e konkret te realizimit.

Te gjthe prane te demtuarve, kjo ishte motoja!

4be5a897-d23b-42dc-b0e7-44c9f987a94a.jpg

2f5cdfba-4010-420a-b62e-cc8b64c94dd2.jpg

baad8ed6-fe1d-40d5-91bf-c41ef5d52f93.jpg

Login to post comments