Basha në Kavajë takon qytetarët e prekur nga termeti: Mos hyni në banesat e dëmtuara

Premte, 29 November 2019 15:15

Kryetari i Partisë Demokratikë ka qenë gjatë ditës së sotme në Kavajë ku ka takuar qytetarët e prekur nga termeti.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Kavajës ku po inspekton nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët iu ankuam Bashës së prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre  përmbushin kushtet për banim apo jo.  Lideri demokrat porositi banorët të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në strukturë

Pjesë  nga biseda e Bashës me banorët:

Qytetari: Po flemë nëpër makina. Na vjen keq për vëllezërit dhe motrat, Shyqyr zotit kemi shpëtua gjallë, Kemi marrë njëri-tjetrin dhe e kemi nxjerrë jashtë. Rrimë nëpër lokale. presim ekspertët të na thonë çfarë të bëjmë”-tha qytetari.

Basha: Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara.

Login to post comments