Basha apel institucioneve nga Shijaku: Qindra familje kanë mbetur jashtë, të ndihmohen

Premte, 29 November 2019 19:26

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Shijaku ku po qëndron pranë banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin,  tha ndër të tjera se ‘Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur.

‘Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit.

 

Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka patur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta.

 

Sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa. Kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije. Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme.

Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur.’-shkruan Basha në një postim në facebook.

Modifikuar më Premte, 29 November 2019 20:01
Login to post comments