“Janë dëshmi tronditëse”, Kryemadhi: Kryeministri në sulm kundër lirisë së medias, veçanërisht atyre sociale

Saturday, 30 November 2019 21:34

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar dhe kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa thotë se ai po ushtron një sulm të paprecedentë kundër lirisë së medias në vend. Me një status në “Facebook”, Kryemadhi pohon se krahas fatkeqësisë së jashtëzakonshme të tërmetit, i gjithë opinionin publik po përballet dhe po sheh një sulm violent ndaj mediave në vend.

Reagimi i Kryemadhit:
Kryeministri në sulm kundër lirirsë së medias. Krahas fatkeqësisë së jashtëzakonshme të tërmetit të 26 Nëntorit, i gjithë opinioni publik po përjeton edhe një sulm violent të Kryeministrit ndaj mediave, veçanërisht atyre sociale. Përdorimi i një situate tragjike të përmasave të tilla, si një shkak për të mbyllur gojën mediave është një tronditje e vërtetë për lirinë e medias në Shqipëri, që do të thotë liri e shprehjes dhe e informimit.

Mbyllja e JOQAlbania, censurimi i editorialit të analistit Adrian Thano apo burgosja e aktivistes Xhulia Aliaj për postimin e një shkrimi të një media të huaj shumë prestigjoze si “Avenire”, janë dëshmi tronditëse të një autoritarizmi të shfrenuar. Mbështes lirinë e plotë të medias dhe dënoj censurën në të gjitha format e saj, pasi censura e medias është prova e pakundërshtueshme e vendosjes së autoritarizmit dhe goditjes së themeleve të demokracisë. Arrestimi i aktivistes Xhulia Aliaj dhe shpallja në kërkim sikur të ishin kriminelë e dy administratorëve të JOQAlbania Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, dëshmojnë për një histeri autoritare që keqpërdor edhe tragjedinë e tërmetit për qëllimet e saj të mbrapshta të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

Ka vetëm një përgjigje, ka vetëm një qëndrim, ka vetëm një veprim që duhet të kryhet. Të lirohet menjëhere aktivistja Xhulia Aliaj, të zhbllokohet JOQAlbania si dhe të ndalet censura kudo dhe ndaj çdo media që ajo shfaqet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...