“Ndërtuesit nuk duhet të futen në burg, por …” Manjani tregon si mund të rindërtohen shtëpitë pa prekur buxhetin e shtetit

Diel, 01 December 2019 20:55

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet kundër artikulimit të kryeministrit, Edi Rama, i cili tha se ata që i kanë ndërtuar pallatet e shembura duhet të shkojnë në burg. 

Në një postim në facebook, Manjani shkruan se në vend që të futen në burg, ndërtuesve duhet u faturohet detyrimi për të rindërtuar gjithçka nga fillimi, por tashmë me standard të kontrolluara.

Sipas tij në këtë mënyrë edhe kosotoja e shtetit do të ishte zero, kësisoj nuk do të prekej buxheti. Ndërsa sa për ndërtimet në kohën e komunizmit, Manjani thotë se do të mjaftonin ndihmat financiare të grumbulluara deri më tani.

Postimi i plotë:

Rindërtim?!
Plotësisht dakort, por të kujt?! Ende nuk ka një inventar të dëmeve. Nga ky inventar duhet të dalë tipologjia e banesave të dëmtuara.

Vetëm pas këtij inventari bëhet e mundur llogaritja e saktë e dëmit dhe përcaktohet fatura e rindërtimit. Sot është e kotë që flitet për shifra. Është sikur “ti biesh një vegle muzikore me vesh”- thoshte dikur Edi Rama.

Ndaj ato shifrat nga 200 e 500 e ku e di unë sa milionëshe janë spekulime të pastra, për aq kohë sa shteti ende nuk ka një invetar dëmesh.

Jam i bindur që rindërtimi bëhet, shpejt, sigurtë dhe në mënyrë të besueshme paskëtaj, nëse ruhet kuadri parimor dhe llogjik.

Unë i mbetem besnik parimit të PËRGJEGJËSISË. Sipas këtij parimi ndërtuesit nuk duhet të futen në burg, por menjëherë tu faturohet detyrimi për të rindërtuar gjithçka nga fillimi. Por me standarte të kontrolluara tashmë.

Kosto e shtetit në këtë rast është 0. Ka të drejtë gazetari Klodi Tomorri kur sugjeron që “ndërtuesve që ju kanë rënë pallatet, tu bllokohen asetet që tani”.

Dhe kështu ikën një kategori e dëmeve.

Kategoria e dytë janë ndërtime të kohës së komunizmit, për të cilat do të mjaftonin ndihmat financiare të grumbulluara tashmë. Edhe këto kosto është thuasje 0, sepse shteti mund të shpenzonte për një projekt dhe ndonjë ndërhyrje në infrastrukturë.

Kategoria e tretë janë ndërtimet pa leje. Shteti në këtë rast mund të nxisë ndihma, por mund të ofrojë thjesht kredi të buta për strehim. Vetëm kaq!

Të vetmet shpenzime që do ti duhen qeverisë ti programojë është hartimi i studimeve të reja urbane, projekteve dhe ndërhyrjeve infrastrukturore dhe ndoshta ndonjë shpronësim trojesh për efekt ndërtimi.

Kjo më duket formula më e drejtë dhe e shpejtë e me pak kontribut financiar nga të gjithë.

Është kaq e thjeshtë! Mjafton të ruhet llogjika dhe parimi që rindërtimin e bën shkaktari i dëmit.

Racionale fare. Pa asnjë ngarkesë as politike e as sociale.

Përndryshe varianti që hajt të vëmë shuma sipas qejfit, tja japim qeverisë që kjo ti tenderojë e të bëje atë që bën gjithmonë nuk e zgjidh, përkundrazi e thellon problemin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...