“Shteti nuk funksionon”, ekspertët në takimin me Bashën: Ligji për ndërtimet nuk respektohet

Diel, 01 December 2019 21:35

Në takimin e zhvilluar nga kreu I opozitës Lulzim Basha me personalitete të inxhinierisë, sizmiologjisë, gjeologjisë, pedagogë, eskpertë të emergjencave civile ing Mimoza Hysaj nga Durrësi , e trajtoi çështjen në 3 drejtime kryesore.

1. Në menaxhimin e burimeve njrëzore
2. Në ekspertizë
3. Në legjislacion

Inxhinierja tha se në aspektin njerëzor, emergjencat nuk kanë funksionuar. “Nuk kishte asnjë plan për raste të tilla, siç ka në çdo vend të botës. Qytetarët e Durrësit nuk dinin ku të trokisnin. Edhe sot vazhdon sorollatja e tyre. Akoma nuk gjejnë mundësitë të komunikojnë me autoritetet për të shprehur shqetësimin e tyre.’

Lidhur me verifikimin e objekteve, inxhinierja bëri të ditur se në Durrës nuk ka akoma grupe verifikimi dhe ky është një problem, pasi ajo e sheh situatë të rrezikshmenë shumë palate që duken me fasadë të rregullt. “Ajo që kam konstatuar këto ditë nga disa inspektime që kam bërë vetë privatisht dhe me disa kolegë të tjerë është se ka apartamente të shkatërruara, që janë bashkuar me njëri-tjetrin, pavarësisht dukjes jo shqetësuese të fasadës “- u shpreh e shqetësuar ing. Mimoza Hysaj.

Përsa I përket funksionimit të ligjit, ing Hysaj propozoi ndryshimin e ligjit për Planifikimin e Territorit, duke bërë të detyrueshëm në ndërtim studimet sizmiologjike dhe gjeologjike. “Mendoj që pjesa e studimit gjeoligjik dhe sizmik të bëhet detyrim ligjor, pasi, aktualisht, është vetëm rekomandimdhe jo gjithmonë respektohen nga arkitekti dhe konstruktori. Është shumë e rëndësishme që detyrimet ligjore të shikohen me përpikmëri dhe të zbatohen”- tha ing Mimoza Hysaj.

Ajo ngriti pyetje të vlefshme lidhur me ndërtimet në zonën e Kënetës dhe të mosfunksionimit të IKMT-së. “IKMT nuk është vetëm për të prishur objektet. Në rradhë të parë është për të parë zbatimin e këtyre objekteve që kanë marrë leje ndërtimi. Me të drejtë u tha këtu që në Kënetë nuk duhet ndërtuar, pasi njihen njollat gjeologjike. Pyetja ëhstë kush i ka dhënë këto leje ndërtimi? Pse janë dhënë? Pse disa ndërtojnë dhe nuk kontrollohen, ndërsa disa kontrollohen edhe për gjënë më të vogël? Ne vetëm flasim për standard europianë, por, de fakto nuk i kemi.” – theksoi ing Mimoza Hysaj në takimin e thirrur nga Kryetari i PD, Lulzim Basha me disa nga ekspertët më të mirë në vend në fushën e dnërtimit, gjeologjisë, sizmiologjisë dhe emergjencave civile.

Modifikuar më Diel, 01 December 2019 21:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...