Basha thirrje Ramës nga Bubqi: Urgjent, të sigurohen njerëzit, të rindërtohen banesat

Hënë, 02 December 2019 15:52

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vizituar sot nga afër banorët e fshatit Bubq, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar. Përmes një postimi në ‘Facebook’ lideri i opozitës thekson se situata në këtë zonë vazhdon të rëndohet për këta banorë dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Mes të tjerash Basha pohon se reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

REAGIMI I BASHES
Sot pashë nga afër gjendjen e rënduar në Bubq, ku shumica e shtëpive kanë pësuar dëme dhe shumë prej tyre janë të pabanueshme. Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre.
Fatmirësisht kjo situatë e rëndë u mbyll pa viktima ne këtë zonë. Por gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

 

Ajo që duhet bërë tani është të ndërmerren urgjentisht një seri veprimesh konkrete dhe të mirëkoordinuara për të siguruar njerëzit, dhe për të nisur sa më parë rindërtimin e banesave.
Tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është plani që ne propozojmë:
1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve.
2. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.
3. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.
Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet.

Login to post comments