Banori i qan hallin e strehimit/ Arroganca e Ramës: Po në botën tjetër është afër?

Hënë, 02 December 2019 17:26

Kryeministri vazhdon të sillet arrogant me njerëzit edhe pse këta të fundit janë akoma të traumatizuar nga tërmeti dhe pasojat e rënda që pasuan.

I pranishëm këtë pasdite në Ish-Kënetë, ai është përplasur me një nga banorët i cili i është ankuar se hoteli ku e kanë strehuar është shumë larg.

Frika e banorëve është se po të qëndrojnë larg banesave të tyre ato do të vidhen ndaj për këtë arsye kërkojnë të paktën tu vendosen çadra pranë banesave.

Banori: Më kanë thënë në hotel në Golem, por është larg.

Rama: Është larg, po në botën tjetër është afër?

Login to post comments