FRPD në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti në fshatin Pojan

Hënë, 02 December 2019 19:56

Forumi Rinor i Partisë Demokratike vijon nismën për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së fundmi, kreu dhe anëtarë të FRPD-së kanë qenë në fshatrat Pojan dhe Pezë, shumë afër Tiranës, aty ku lëkundjet e tokës kanë lënë pas dëme jo të vogla.

Sipas Këlliçit, edhe sot, kur jemi gati një javë nga tërmeti shkatërrimtar, banorët janë në mëshirë të fatit pasi askush nuk u ka ofruar ndihmë.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Në Pojan, në fshatin Pezë, vetëm 16 km larg Tiranës, aty ku tërmeti ka tronditur e shembur shtëpitë e dhjetëra familjeve, të cilat ende nuk kanë marrë asnjë kontakt dhe ndihmë nga askush. Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, duhet të vijë ta shohë vetë me sy gjendjen në të cilën jetojnë aktualisht këto familje, me fëmijë të vegjël e invalidë. Askush nga Bashkia Tiranë apo instanca të tjera shtetërore nuk është kujtuar për këta banorë që jetojnë e votojnë në kryeqytet! Apeli jonë sot shkon për cilindo nga ju! Edhe një batanije ose një pako ushqime, do të thotë shumë për këta banorë. Mirënjohje pafund Aleancës për Teatrin për veshjet e mundësuara për fëmijët e vegjël si dhe të rinjve të FRPD për pakot me ushqime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...