Berisha publikon videon: Narkobanditë, larg duart nga artistët!

Tuesday, 03 December 2019 10:08

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si akt të shëmtuar kriminal, tentativën e Policisë, për të arrestuar aktivistët e Shoqërisë Civile që denoncuan shkarkimin e një sasie ndihmash në Ministrinë e Brendshme dje. Berisha e ka vlerësuar reagimin e Policisë ndaj atij denoncimi, si "kapje me presh me dorë". “Narkobanditë me uniformë, - shkruan Berisha në Fb, -  kërkojnë të arrestojnë aktivisten e njohur të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar,  znj. Adriana Kalaja, sepse ajo filmoi shkarkimin e ndihmave të vjedhura nga një makinë jo e narko policisë, në Ministrinë e Brendshme. Narkopolicia deklaroi se ato ishin ndihma të vjedhura, por ishin sjellë aty për ekspertizë.

Mirëpo duke mos përjashtuar këtë, shumë gjëra flasin kundër këtij varianti. Së pari, pse ndihmat e vjedhura të mos transportoheshin me makina të narkopolicisë;  së dyti, hetimi i vjedhjes së tyre është çështje e prokurorisë dhe jo e Shërbimit të Brendshëm; së treti, përpjekja për arrestimin e aktivistes që regjistroi videon është si reagimi i atij që kapet me presh në dorë.

Së fundi, reagimi i gjeneral Hashashit me gjuhë ordineri pas përgënjeshtrimit zyrtar të SHÇMB, flet në favor të kapjes me presh në dorë.

Duke dënuar këtë akt të shëmtuar kriminal të narkopolicisë, le të falenderojmë, përzemërsisht znj.  Adriana Kalaja per videon perlë që ka regjistruar.”

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...