Plani 3-pikësh i Bashës/ Bylykbashi: Durrësi, motori i dytë ekonomik i vendit. Nuk mund të lejohet të fiket

Tuesday, 03 December 2019 10:28

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë programin e opozitës prej 3 pikash për të përballuar situatën pas tërmetit. Sipas tij, 150 milionë dollarët e programuar për oligarkët, ti jepen familjeve në nevojë.

Lidhur me këtë propozim reagon edhe ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi. Sipas tij, Durrësi, qyteti më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, është motorri i dyte ekonomik i vendit dhe nuk mund të lejohet të fiket. “Durrësi nuk mund te trajtohet më siç ështe trajtuar në 20 vitet e fundit!”, shkruan ish-deputeti Bylykbashi.

Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Sot, nga Durrësi, një javë pas tragjedisë që gjunjëzoi qytetin tonë 2700-vjeçar, kreu i Opozitës Lulzim Basha i propozon qeverisë një plan të thjeshtë për të bërë ballë emergjencën në plan afatshkurter dhe afatmesëm :

– Shfrytëzim i ekspertizës,

– Vlerësim i shpejtë i rrezikshmërisë dhe demeve,

– Përballim i faturës së dëmit me para që sot janë llogaritur në buxhetin e 2020 për PPP-të korruptive dhe zgjidhja me to e hallit të mijera qytetareve që sot janë pa strehë.

Por Durrësi ka nevojë edhe për një plan afatgjatë rimekëmbje që do të kthejë besimin, energjitë dhe zhvillimin. Ky qytet është motorri i dyte ekonomik i vendit dhe nuk mund të lejohet të fiket. Durrësi nuk mund te trajtohet më siç ështe trajtuar në 20 vitet e fundit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...