Kërcënimet me jetë, Agron Tufa kërkon familjarisht azil politik në Zvicër

Tuesday, 03 December 2019 14:35

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Drejtori i ISKPK, Tufa e ka marrë këtë vendim pas kërcënimeve të shumta që ka marrë për shkak të detyrës. Aktualisht Tufa ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij dhe dorëheqjen e ka paraqitur nëpërmjet një letre.

Më anë të letrës që i ka dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka, Agron Tufa ka kërkuar largimin nga detyra për arsye se po i rrezikohet jeta.

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Herë pas herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij, Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet ku shkruhej se e priste gropa.

Si nisi përplasja?

Spartak Braho ka akuzuar Tufën se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është përgjigjur deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...