Basha nuk tërhiqet nga 3 propozimet, thirrje Ramës: Lëri llafet, duhet vepruar me urgjencë për qytetarët

Tuesday, 03 December 2019 14:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga Sukthi se nuk tërhiqet nga tri propozimet e tij. Basha i bëri thirrje Ramës që të lërë fjalët dhe të thërrasë menjëherë 500 inxhinierët që ka vendi ynë, për t’i angazhuar në procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Janë lënë në mëshirë të fatit shumë familje. Kjo është gjendje shumë e rëndë. Edhe në kampin e ngritur në Manëz është një batërdi e vërtetë, balta ka shkuar deri në gju, ndërsa ka pleq të sëmurë. Nuk ka asnjë arsye pse familjet të jetojnë në llucë dhe në shi, prej gjashtë netësh, janë familjet e pesë pallateve. Ata nuk mund të qëndrojnë në çadra. Ankohen se janë dhe pa ndihma. Jam i revoltuar dhe i shqetësuar me situatën që kam në Ishëm, në Manëz, dhe dje në Bubq.

Duket se ka një paralizë totale. Ne kemi propozuar tre pika, për ata që kanë veshë të dëgjojnë. Pika e parë ka ardhur pas takimit me ekspertët, janë 500 inxhinierë, që duhet të bëjnë vlerësimin e ndërtesave për të orientuar banorët, nëse duhet të kthehen ose jo në banesat e tyre. Në vend që të tallet, le t’i organizojë 500 inxhinierët në terren për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të dëmit. Angazhimi i këtyre njerëzve do përshpejtonte procesin e vlerësimit dhe do jepte faturë të qartë të dëmit. Pastaj vjen faza tjetër se si do të realizohet ky dëmi.

Propozimi ynë është që të anulojë kontratat e 10 oligarkëve. Këtë propozim po e detajojmë edhe më shumë se si të shkojnë këto para më shpejt te qytetarët. Jam dakord, që nuk jemi në garë, por i bëj thirrje qeverisë të veprojë me urgjencë, se është situatë masive dhe ka nevojë për ndihmë të mirëkoordinuar. Nuk ka nevojë për llafe, por duhet t’i shkojmë në ndihmë njerëzve”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...