Tërmeti, Florion Mima: Basha po sugjeron tre pika emergjente, Rama duhet të kishte anuluar koncesionet

Tuesday, 03 December 2019 18:40

Ish-deputeti i PD Florion Mima i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Edi Rama duhet që të anulonte të gjitha koncesionet, sipas tij korruptive dhe këta para t’i dërgonte për personat që janë prekur nga tërmeti.

“Ajo që po shohim këta ditë është e tmerrshme. Njerëzit që janë përgjegjës për këtë katrahurë japin leksione si do të ndërtojnë lagje të reja. Rama duhet të anulonte menjëherë të gjitha koncesionet. Basha ia ka bërë këtë ftesë, por Rama nuk e ka bërë. Ne si PD e kemi akuzuar Ramën si grabitqar të votës të lirë, si grabitqar të gjithçkaje në vend. Në vend se të flasin oligarkët, foli Rama, që tha kë të anuloj këtë koncesion, atë koncesion. Këto nuk janë paratë as të Ramës dhe as të Bashës. Nuk ke pse të marrësh borxh, anulo kontrata dhe kaq do të ishte”, tha Mima.

Florion Mima u shpreh se z.Basha kishte një plan tepër të mirë me 3 pika, por se Edi Rama me paturpësi e injoroi.

“Basha nuk ka vetëm tre pika, por shumë pika. Janë shumë profesionistë të fushës. Ata nuk kanë lidhje me PD, mund të kenë punuar me administratën, njerëz profesionist. Dakord merri edhe profesionistët nga jashtë, por merr edhe ekspertët shqiptarë e do të japin këshilla. Sigurisht që përgjigja ishte jo, refuzuese, tallëse.

Në takimin që bëri Basha me akademikë dhe me njerëz profesionistë, Investimi i fundit nga IGJEUM ka qenë 600 mijë euro. Vetëm 600 mijë euro për pajisje e ky financim është i turpshëm. Nuk e dimë se ku shkojnë paratë që paguajnë studentët. Berisha nuk e ka rritur tarifën e studimit. Ky tërmet duhet të na japë më shumë mësime. Nga sot e tutje duhet të mendojmë në mënyrë miqësore për natyrën, për këtë territor që do të mbajë breza të tërë. Rrëshqitjet dhe digat janë kërcënim. Shikoni si e ka ndërtuar Rama “Komunën e Parisit” në Tiranë, ku nuk hyn dot ambulanca. Rama duhet të ndërhynte tek PPP”, deklaroi Mima.

Po ashtu, Florion Mima theksoi se të gjithë duan largimin e Edi Ramës, edhe stadiumi shpërtheu në kor kundër tij, pasi kjo situatë ka nevojë për liderë që janë me popullin dhe jo që bëjnë vepra kundër popullit.

“Ky popull ka humbur optimizmin me Ramën në krye. Ju e dëgjuat stadiumin që thërriste në korr Rama ik. Edi Rama ka dështuar totalisht. Rama ka bërë shpenzime pa fund në rrugë dhe në koncesione në shëndetësi. Efektet nga tërmeti do jetë i gjatë. Me lumenj, të jesh i bindur se nuk do të vazhdohet më kështu. Nuk vazhdohet më të masakrohet territori, siç është bërë në këto vite”, u shpreh ish-deputeti Mima.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...