Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah gjithë problematikën e institucioneve shqiptare sidomos të emergjencave civile.
Lëkundjet e forta të tokës konfirmuan mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emegjencash të tilla.
Madje, edhe pse gjatë ditëve të operacionit të kërkim-shpëtimit, nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.
Lidhur me këtë fakt reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan ndër të tjera se, “takspaguesit tanë paguajnë 1 milione euro buxhet për shkollën e përgatitjes së qenve por Ardi Veliu vendosi te porosiste ne Itali tek “miku” i tij Stefano Noferi, 9 qenë me nuhatje të specializuar. Veliu bëri dhe një udhëtim në Itali tek shtëpia e Noferit ku pi kafenë e pazarit”.
Ja çfarë shkruan ish kryeministri Berisha mbi foton e publikuar:
Miq, me 27 nentor njesite tona te kerkim/shpetimit kishin vetem duart dhe lopatat. Takspaguesit tane paguajne 1 milione euro buxhet per shkollen e pregatitjes se qenve por Ardi Veliu vendosi te porosiste ne Itali tek “miku” i tij Stefano Noferi, 9 qene me nuhatje te specializuar. Veliu beri dhe nje udhetim ne Itali tek shtepia e Noferit ku pi kafen e pazarit.
Noferi dergoi 4 qente e pare por ata perveç pulave nuk nuhasnin gje tjeter. Kjo eshte arsyeja pse diten e tragjedise ekipi yne i shpim-kerkimit nuk kishte qene qe me nuhatjen molekulare te zbulonte njerezit nen rrenoja. Vetem qeni hero i njesise se Republikes se Kosoves qe erdhi i pari zbuloi dhe shpetoi kater persona qe luftonin me vdekjen nen rrenoja!