Vasili thirrje prokurorisë të hetojë ministrin Lleshaj: Ai i urren shqiptarët, por në këtë ditë fatkeqësie të bëhej pak njeri

E mërkurë, 04 December 2019 12:19

Nenkryetari i LSI Petrit Vasili i ka bere thirrje prokurorise qe te nise ndjekje penale per ministrin e Brendshem Sander Lleshaj, pas debatit te forte qe ai pati nje dite me pare me banoret e nje pallati te demtuar ne Lezhe pas termetit dhe qe demet e tij ishin verifikuar edhe nga urbanistet.

“Në rastin e këtij ministri do niste hapin e parë prokuroria, nje minister që u kërkon ai në shkelje të ligjit qytetareve të hyjnë në banesa të pasigurta të provuara që janë të pasigurta, për këto prokuroria është shumë vonë, duhet të kishte nisur që dje ndjekjen penale.

Nuk mundet qytetaret të dëgjojnë një ministër që u thote nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojën plot u thotë në mënyrë të përsëritur. Pra minsitri s’u ka asnjë borxh qytetarëëve që ka përgjiegjesi publike e kushtetuese te marre pergjegjesite per ta, por këtu në këtë pjesë kemi atë që është raporti i zakonshëm që ky ministër ka pasur me qytetarët, armiqësor, të egër, ky minister s’ka hezituar të helmojë fëmijë e të moshuar, pjesëmarrës në demonstrata me gaz lotsjelles, është ministër që i urren shqiptarët. Por mund ta kursente në këtë ditë fatkeqësie, mund të bëhëj pak më njeri, është cështje serioze në raportin e tij me ligjin, prokuroria shqiptare është shumë vonë, duhet që dje të kishte nisur cështjet penale, nje minister që imponon ekspertët të thonë fjalën e tyre me siguri që nëse kthehen në banesa nuk kanë rrezik. Një banesë, shkollë e paverifikuar mirë do të thotë më pas humbje jetë sikurse rezultoi edhe në tërmetin e 26 nëntorit.

Ky ministër imponon zërin dhe ekspertizën teknike që është e vetmja ajo që me ligj të marrë një përgjegjësi të tillë. Ky është që bën edhe inxhinierin e arkitektin e urbanistin në dëm të qytetarit që duhet të hynin në banesa të pasigurta që mund të ishin burim i një humbje tjetër. Sot është koha që ligji të flasë, prokuroria s’mund të heshtë më e të jetë bashkëpërgjegjëse, të shohë sjellje në terren antiligjiore e ti japi imunitet”, tha Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...