Braimllari: Rama përgjegjësi kryesor, nuk mori masa pas tërmetit të 21 shtatorit

E mërkurë, 04 December 2019 13:22
 

I ftuar në emisionin ‘7pa5’ në Vizion Plus, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka folur mbi tërmetin e 26 nëntorit ku ka akuzuar kryeministrin Rama se pas tërmetit të 21 shtatorit duhet të kishte marrë masa.

‘Kjo situatë duhet të ishte menaxhuar me përgjegjshmëri, qeveria shqiptare duhet të kishte marrë masa që pas 21 shtatorit, nuk duhet të neglizhojmë institucionet e sigurisë kombëtare.

Situata në të cilën ndodhemi ka të bëjë me papërgjegjshmërinë e kryeministrit dhe kësaj qeverie.

Tashmë ka një javë që ka kaluar dhe prokuroria duhet të nisë hetimet dhe të çojë para drejtësisë fajtorët, duke filluar nga instuticionet përgjegjëse, Ministria e Mbrojtjes, kryeministri dhe të gjithë të tjerët.

Pas 21 shtatorit presidenti ka kërkuar që të merren masa por që qeveria i neglizhoi duke bërë që sot të kemi 51 viktima në vend. Unë nuk them se shmangen fatkeqësitë natyrore por mund t’i minimalizonin fatkeqësinë.

Rama ka përgjegjësinë dhe nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, këtë fatkeqësi ai përpiqet ta kalojë me show. Nuk ka fuqizim të emergjencave civile nuk ka menaxhim, në terren ka vetëm propagandë’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...